Nëntë serbë e dy boshnjakë japin dorëheqje nga Dogana

Nëntë serbë e dy boshnjakë të pjesës veriore japin dorëheqje nga Dogana e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

“Pra gjithsej 11 zyrtarë të doganës kanë dhënë dorëheqje. Dje kanë qenë 9 e sot janë dorëhequr edhe dy. Nëntë prej tyre janë serbë e dy janë të komunitetit boshnjak të pjesës veriore”, ka thënë Stavileci.

Këto dorëheqje vijnë pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës. Deri më tani, serbët janë larguar nga Qeveria, Kuvendi, policia, gjykatat, prokuroritë. /Zëri