Tahiri Kurtit: Marrëveshjen pa njohje sillja LVV-së, jo Kosovës
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka shprehur shqetësimin e saj se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund ta sjellë ndonjë marrëveshje me Serbinë nga Parisi.
Përmes një postimi në profiling e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Tahiri, ka shkruar se Kurti mund t’ia sjellë vetëm Lëvizjes Vetëvendosje një marrëveshje pa njohje reciproke, por jo edhe Kosovës.
Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:
Nje marreveshje finale pa njohje reciproke Kurti mund ta sjelle nga Parisi vetem VV-se por kursesi jo Kosoves! Kosova ka luftuar dhe ka fituar pavaresine dhe shtetin me sakrifica ma sublime!