Mes lotësh, rivarrosen një pjesë e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt
Në mes të emocioneve e lotëve, sot u rivarrosën një pjesë e dëshmorëve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.
Kryetari Fadil Nura, përmes njoftimit në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për procesin e rivarrimit edhe në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se kjo ishte një ceremoni mjaft pikëlluese jo vetëm për familjarët e dëshmorëve, por edhe për të gjithë Drenicën.
Ceremonia u shoqërua edhe me praninë e përfaqësuesve komunalë të Skenderajt.
Postimi i tij i plotë:
Ceremonia pikëlluese e rivarrimit të dhjetë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u bashkuar përfundimisht me shokët e tyre të luftës në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë dhe për t’u prehur paqësisht në rehatinë e tokës për të cilën flijuan jetën.
U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Lavdi heronjve të lirisë!