Nis mbledhja e KQZ-së për dorëheqjet e zyrtarëve të saj në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e rregullt të radhës.
Në këtë takim, ti udhëhequr nga kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, do të bisedohet për aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së.
Ndërsa tema kryesore do të jetë njoftimi lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Pikë e rendit të ditës është edhe raporti i Këshillave të KQZ-së.