Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara lexon fjalimin e gabuar, nxit të qeshura në sallë kur e kupton
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara nxiti të qeshura te të pranishmit që po merrnin pjesë në samitin e klimës COP27, kur u ngrit në foltore për të mbajtur fjalim.
Ai u shfaq para të pranishmëve me disa letra në duar, për të cilat nuk ishte në dijeni se nuk gjendej fjalimi të cilin kishte planifikuar ta lexojë.
Antonio Guterres, derisa filloi fjalimin, në një moment u ndal dhe filloi ta lexojë me zë të ulët fjalimin e shkruar në letra.
“Mendoj se më kanë dhënë fjalimin e gabuar”, tha Guterresi, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, bashkëpunëtorët e tij shpejt intervenuan, duke ia sjellë dokumentet e nevojshme, por mjaftoi që ky moment të nxit të qeshura.
Më vonë shpjegoi se fjalimin që kishte nisur ta lexojë kishte të bënte me një takim tjetër, pasi planifikonte të takohej me një grup të delegatëve të rinj dhe se bëhej fjalë pikërisht për atë takim fjalimi që nxiti të qeshura.