Lindin shtatë foshnja në Pasjan të Parteshit, Petkoviqi i shpërblen me 10 mijë dinarë
E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i është gëzuar lajmit se në Pasjanin të komunës së Parteshit për dy ditë janë lindur shtatë foshnja.
Shefi i kësaj zyre, Petar Petkoviq, ka përgëzuar familjet dhe stafin e maternitetit në Pasjan, ndërsa shtoi se se Zyra për Kosovën do t'ia dhurojë çdo të porsalinduri nga 10 mijë dinarë shtesë, ose 85 euro.
“Zyra për Kosovë dhe Metohi do t'i shpërblejë të gjithë të porsalindurit dhe familjet e tyre me 10.000 dinarë ndihmë shtesë. Materniteti në Pasjan është hapur falë presidentit Aleksandar Vuçiq dhe aty çdo vit lindin më shumë fëmijë”, u shpreh Petkoviqi.
Në Pasjan jetojnë rreth 2.000 serbë. /Zëri