Punëtori rrëzohet nga skelat, arrestohet pronari i kompanisë në Gjakovë

Një punëtor është lënduar të mërkurën në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Trakaniq në Gjakovë, ku një person ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga skelat, derisa ishte duke punuar në një objekt.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar pronari i kompanisë, transmeton Zeri.info

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar, pronar i kompanisë që po kryente punimet dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri