Kurti udhëton në Paris për Forumin e Paqes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të marrë pjesë në diskutimet në panel të këtij forumi prestigjioz, në pritjen e organizuar nga presidenti Macron, si dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë.

Udhëtimin në Paris e ka konfirmuar mbrëmë edhe vetë Kurti, përmes një videomesazhi, ku foli edhe për mundësinë e një takimi trelateral me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atë francez, Emmanuel Macron. /Zëri