Tahiri Haxhiut: Ministre e sanksionuar e SHBA-së, nuk po të zë vendi vend, je në siklet

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka replikuar me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun, e cila e sfidoi me dorëheqje.

Tahiri i është drejtuar Haxhiut si “ministre e sanksionuar nga SHBA-ja”, për çka tha se duhet të japë dorëheqje, transmeton Zeri.info.

“E nderuar ministre e sanksionuar e SHBA-së, nuk e di a ka gjë ma të padinjitetshme në këtë vend sesa me u sanksionu nga SHBA-ja. Ne po të shohim që ke siklet të madh, nuk po të zë vendi vend, flet kur flasim ne, reagon, del akuzon. Ne po kërkojmë angazhim të Kosovës në fuqizimin e sovranitetit në një pjesë, ku tash janë larguar 570 policë, ne po kërkojmë angazhimin e Prokurorisë në luftimin e Veselinoviqit dhe Radoiçiqit, që i kemi përzënë nga Kosova.

Unë me qenë në situatën tane vërtet kisha dhënë dorëheqje, sepse është e turpshme me ushtru detyrën e ministres së Drejtësisë, një ministre e sanksionuar nga SHBA-ja. Është marre për të gjithë neve”, tha Tahiri në seancën e Kuvendit. /Zëri