Vdes një grua në QKUK, djali i saj fajëson mjekët

Policia ka pranuar një informatë se në QKUK një grua ka vdekur gjatë ditë së martë.

Sipas Policisë, djali i viktimës dyshon se nëna e tij ka vdekur nga mostrajtimi i duhur nga ana e mjekëve, raporton Zeri.info.

“Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Djali i viktimës, ankuesi i rastit, dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri