Haradinaj propozon samit në Amerikë për marrëveshje Kosovë – Serbi

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka propozuar që të ketë një samit disaditor në SHBA për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Samit disaditor në SHBA deri në përmbylljen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, mes përfaqësuesve, këtë rast kryeministrit të Kosovës dhe përfaqësuesit të Serbisë, ndryshe ikja nga këto veprime, përpjekja që përmes turizmit diplomatik ose edhe deklarimet rrethanore nuk e ndihmojnë gjendjen, çdo sekondë, minutë, çdo ditë po na kushton”, deklaroi Haradinaj gjatë seancës së Kuvendit, transmeton Zeri.info.

Ai shtoi se për çdo dështim të mundshëm nuk do të jetë fajtore vetëm pozita, por të gjithë. /Zëri