Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima të dhunës në familje kanë qenë të gjitha femra, transmeton Zeri.info.

Më poshtë gjeni raportet e plota të dhunës në familje:

Gllogoc, 08.11.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lipjan, 08.11.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, për shkak se dyshohet të ketë kryer veprën e lartcekur. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Gjilan, 08.11.2022 – 18:30 - 19:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën ka qenë në marrëdhënie bashkëjetese. I dyshuari po ashtu ka dëmtuar veturën e viktimës, me ç’rast është vetëlënduar. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Viti, 09.11.2022 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar, për arsye se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prizren, 09.11.2022 – 18:00 - 22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, për shkak se disa herë e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 09.11.2022 – 12:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga kunati i saj, i dyshuari mashkull kosovar, i cili sipas viktimës është i sëmurë mental. Viktima ka refuzuar strehimin dhe urdhrin për mbrojtje. I dyshuari nuk është hasur nga Policia dhe gjendet në arrati.