Ftohen për deklaratë mjekët që kundërshtuan infermierin si koordinator të cilësisë në Drenas

Pas raportimit të Klan Kosovës lidhur me emërimin e një infermieri në pozitën e koordinatorit të Cilësisë dhe Sigurisë së Shërbimeve, gjë të cilën e kishin kundërshtuar 31 mjekët e QKMF-së në Drenas, madje të njëjtit kishin dërguar një peticion në Drejtorinë e Shëndetësisë, ata janë ftuar për deklaratë nga drejtori i kësaj qendre mjekësore, Ismet Bogiqi.

Sot, ai i ka ftuar në takim mjekët për t’u kërkuar “llogari” rreth peticionit.

“Duke pasur parasysh peticionin të cilin e keni nënshkruar, kërkoj nga ana juaj që më datë 10 nëntor të mbahet një takim në DSHMS, në sallën e Kuvendit Komunal të sqarohet arsyeshmëria juridike e peticionit duke filluar nga ora 13:00”, thuhet në letrën e siguruar nga Klan Kosova.

Pas raportimit të Klan Kosovës lidhur me emërimin e një infermieri në pozitën e koordinatorit të Cilësisë dhe Sigurisë së Shërbimeve, gjë të cilën e kishin kundërshtuar 31 mjekët e QKMF-së në Drenas, madje të njëjtit kishin dërguar një peticion në Drejtorinë e Shëndetësisë, ata janë ftuar për deklaratë nga drejtori i kësaj qendre mjekësore, Ismet Bogiqi.

Sot, ai i ka ftuar në takim mjekët për t’iu kërkuar “llogari” rreth peticionit.

“Duke pasur parasysh peticionin të cilin e keni nënshkruar, kërkoj nga ana juaj që më datë 10 nëntor të mbahet një takim në DSHMS, në sallën e Kuvendit Komunal të sqarohet arsyeshmëria juridike e peticionit duke filluar nga ora 13:00”, thuhet në letrën e siguruar nga klankosova.

Infermieri në post erdhi me emërim e jo me konkursin që u anulua nga drejtuesi i QKMF-së, Ismet Bogiqi, pasi sipas tij asnjëri nga kandidatët nuk e ka kaluar testin. /klankosova