Kuvendi sot mban seancë, në rend dite 20 pika

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës plenare.

Në rend dite sot janë 20 pika, të cilat do të trajtohen, në mes tyre shqyrtimi i dytë i tri projektligjeve që lidhen me FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës, si dhe pika të tjera, transmeton Zeri.info.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-156 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-157 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

15. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,

16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,

19. Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,

20. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.