Kurti niset sot për në Paris, pritet të takohet edhe me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të niset për në Paris, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Ai tha se gjatë kësaj vizite pritet të ketë edhe një takim trelateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti shtoi se janë dy propozime në tavolinë, një i tij, me kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit, si dhe propozimi franko-gjerman, që sipas tij e ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.

“Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, është shprehur Kurti. /Zëri