Mot i vranët, mëngjesi me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, por që vranësirat parashihen të jenë më intensive edhe për rreth viseve mesatare edhe të ulëta.

IHMK-ja po ashtu njofton se mëngjeset do të jenë me mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Zëri