Bebe Rexha mbërrin në Gjermani për MTV EMA 2022, duket atraktive me flokët në stilin kaçurrela

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur në Gjermani për paraqitjen e saj të radhës.

Ajo të dielën do të performojë në eventin e ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022.

Rexha do të interpretojë hitin e saj më të fundit, “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta.

Të njëjtët madje edhe janë nominuar për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” në këtë mbrëmje të madhe çmimesh.

E teksa ndodhet në Duseldorf për provat e performancës, 33-vjeçarja nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit në Twitter disa fotografi të reja.

Ajo është dukur mjaft bukur duke pozuar me kaçurrela të gjata dhe voluminoze, duke marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.

Në MTV Europe Music Awards 2022 do të ketë shumë shqiptarë, pasi prezantuese do të jetë Rita Ora dhe në skenë gjithashtu do të ngjitet për të performuar shqiptarja tjetër e famshme, Ava Max. /Telegrafi