Kurti priti në takim pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë, diskutojnë për nevojat e komunitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë. Së bashku me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišië, zëvendëskryeministren Emilija Redëepi dhe këshilltaren për çështje të komuniteteve, Elizabeth Goëing, biseduan për nevojat e komunitetit, për promovimin e kulturës dhe përfshirjen në jetën publike në Kosovë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për Vitin për persona me aftësi të kufizuara, të shpallur nga Qeveria, si dhe punën që bën Antigona Šestan nga komuniteti kroat, nga OJQ “Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës” për personat me nevoja të veçanta,thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.

Po ashtu në takim u bisedua edhe për projektin që ka mbështetur Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit, punën e përbashkët me komunitetin kroat në projekte kulturore, si dhe për punësimin e këtij komuniteti. Gjithashtu, u fol edhe për fondet emergjente të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që janë ndarë për pjesëtarët e komunitetit kroat me kushte të vështira. /Zëri