Prishtina pëson humbje nga Malisheva, Dukagjini fiton ndaj Drenicës, ’89-shi triumfon ndaj Ferizajt

Kanë përfunduar tri përballjet e sotme (e mërkurë) në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina ka pësuar humbje nga Malisheva me rezultat 2:1.

Dukagjini e ka mposhtur Drenicën në udhëtim me rezultat 0-1, kurse Trepça ’89 ka marrë pikë të plota ndaj Ferizajt.

Mitrovicasit triumfuan me rezultat 1-3. /Zeri.info