Gruaja më e gjatë në botë udhëtoi për herë të parë me aeroplan, stafi i hoqi gjashtë ulëse për ta akomoduar atë
Gruaja më e gjatë në botë ishte në gjendje të fluturonte me aeroplan për herë të parë pasi Turkish Airlines hoqi gjashtë ulëse për ta akomoduar atë.
Rumeysa Gelgi e cila është 2 metra e gjatë, u emërua gruaja më e gjatë në botë nga Guinnes vitin e kaluar.
Turkish Airlines rregulloi një nga avionët e saj për ta lejuar atë të udhëtonte në San Francisko në shtator, duke hequr gjashtë ndenjëse dhe duke i zëvendësuar ato me një barelë të veçantë që ajo të shtrihej për fluturimin 13-orësh.
Gelgi, 25-vjeçare, nuk kishte qenë kurrë në gjendje të udhëtonte me aeroplan për shkak të shtatit të saj, i shkaktuar nga një gjendje e quajtur sindroma Weaver, e cila ndër të tjera shkakton rritjen e kockave. Edhe si fëmijë, ajo ishte shumë e madhe për t’u ulur në sediljet e avionit.
Ajo zakonisht përdor një karrige me rrota ose karrocë lëvizëse në këmbë për të lëvizur për shkak të gjendjes së saj.
Në Instagram, Gelgi ndau një seri imazhesh të saj gjatë udhëtimit dhe tha se ishte “një udhëtim i përsosur nga fillimi në fund”. /Telegrafi