Tahiri: Shtimi i prezencës së EULEX-it rrezikon ta kthejë veriun në protektorat

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas shtimit të pjesëtarëve të EULEX-it në veri të vendit.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se shtimi i prezencës së EULEX-it në veri i shërben qetësisë dhe sigurisë, mirëpo sipas saj kjo gjë rrezikon ta kthejë në protektorat veriun.

Për këtë veprim Tahiri ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës se përse u rrit prezenca e EULEX-it në veri, kush e kërkoi një gjë të tillë.

“Qeveria duhet të japë shpjegime si u rrit prezenca e EULEX-it në veri, a u kërkua leje nga Qeveria, apo ndoshta kjo Qeveri kaq lehtë dorëzon sovranitetin në veri të cilin e arritëm me shumë mund përmes dialogut të Brukselit. Ne, qeveritë e kaluara, e shtrimë sovranitetin në veri, vendosëm policinë shtetërore në veri dhe kufirin verior, vendosëm institucionet e drejtësisë dhe të tjera, ndërsa i shuam strukturat paralele serbe. Është urgjente të mbrohet veriu dhe ti rikthehet sovraniteti shtetit të Kosovës në veri”, shkroi Tahiri ndër të tjera në reagimin e saj, përcjell Zeri.info.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Shtimi i prezences se Eulex-it ne veri i sherben qetesise dhe sigurise, mirepo, kjo rrezikon ta kthej ne protektorat veriun, te cilen e synon Serbia. Qeveria duhet te jap shpjegime si u rrit prezenca e eulexit ne veri, a u kerkua leje nga qeveria, apo ndoshta kjo qeveri kaq lehte dorezon sovranitetin ne veri te cilen e arritem me shume mund permes dialogut te Brukselit. Ne qeverite e kaluara e shtrijme sovranitetin ne veri, vendosem policine shteterore ne veri dhe kufirin verior, vendosem institucionet e drejtesise dhe te tjera, ndersa  i shuam strukturat paralele serbe. Eshte urgjente te mbrohet veriu dhe ti rikthehet sovraniteti shtetit te Kosoves ne veri.