Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në tri përballjet e sotme (e mërkurë) në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Malisheva kanë shkuar në pushim pas 45 minutash me rezultat baras 1-1.

Fillimisht ishte Malisheva që shënoi, teksa Prishtina e barazoi rezultatin përmes Endrit Krasniqit nga pika e bardhë.

Dukagjini është në epërsi me rezultat 0-1 ndaj Drenicës.

Golin për “Hithat” arriti ta realizojë Altin Merlaku.

Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 po udhëheq ndaj Ferizajt me rezultat minimal 0-1 pas pjesës së parë. /Zeri.info