Kadrijaj pyet Haxhiun: A e porositi Beogradi Haradinajn ta formojë ushtrinë e t’ia kthejë “Trepçën” Kosovës?

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sot deklaroi se “qeveritë e kaluara kanë bërë çdo gjë që u ka thënë Beogradi”.

Përmes një reagimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Kadrijaj ka ironizuar me Haxhiun, duke thënë se sipas asaj që ka deklaruar ministrja, i bie që Beogradi e ka porositur ish-kryeministrin Ramush Haradinaj ta formojë ushtrinë e Kosovës, ta rikthejë “Trepçën”, ta pavarësoj rrjetin energjetik të Kosovës, si dhe të vendosë taksë për prodhimet serbe, shkruan Zeri.info.

Reagimi i plotë i Kadrijajt, pa ndërhyrje:

Sipas Albulena Haxhiut, Beogradi e paska porosit kryeministrin Haradinaj që ta formojë Ushtrinë, t'ia kthejë Trepçën Kosovës dhe ta pavarësojë Kosovën energjetikisht.

Gjithashtu sipas Albulenës, Beogradi e paska porosit Haradinajn edhe me jau vendos taksën.