Gabrieli s’u përzgjodh në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës, Arteta: Është një zhgënjim

Mikel Arteta ka reaguar pasi mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, nuk u përzgjodh në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës.

Pavarësisht formës së tij të jashtëzakonshme në fillim të sezonit për “Topçinjtë”, Gabrieli nuk është ftuar për skuadrën e Brazilit që do të shkojë në Katar.

Dy bashkëlojtarët e tij të skuadrës, Gabriel Jesus dhe Gabriel Martinelli, arritën të fitojnë vende, por Arteta beson se 24-vjeçari mund të rikthehet nga zhgënjimi dhe ta përdorë atë në avantazhin e tij.

Duke folur për faqen zyrtare të Arsenalit, Arteta tha: “Për Gabi Magalhaes është një zhgënjim, por kur shikon skuadrën që kanë dhe përvojën që kanë në atë pozicion, duhet ta kuptosh këtë dhe është një sfidë tjetër për atë”.

“Ai duhet të jetë gati për tjetrin, duhet të përmirësohet dhe të vazhdojë me gjërat e mira që ka bërë”.

Opsionet më me përvojë si Dani Alves dhe Thiago Silva kanë bërë listën me 26 lojtarë përpara Gabrielit. /Zeri.info