Mourinho sugjeron se Abrahami, që s’është në formë, është i hutuar nga Kupa e Botës

Jose Mourinho ka sugjeruar se sulmuesi i Romës, Tammy Abraham, i cili nuk është në formë, është i shpërqendruar nga Kupa e Botës mes bisedave për një thirrje të mundshme nga Anglia.

Pas një sezoni të bujshëm 2021-22,që pa Abrahamin të shënonte 27 gola në 53 paraqitje, sulmuesi nuk e ka gjetur ende rrjetën për të shënuar në këtë sezon.

Ai e ka gjetur rrjetën vetëm tri herë në 18 paraqitje për Romën.

Mourinho ka treguar se mendja e Abrahamit mund të jetë diku tjetër pasi ai shpreson për një thirrje në skuadrën e Anglisë të Gareth Southgates për Kupën e Botës që do të fillojë këtë muaj.

“Duhet ta pyesni se cili është problemi. Nëse është i shpërqendruar, nëse ka ndonjë problem ose nëse mendon për Kupën e Botës”, u tha gazetarëve trajneri i Romës.

Abrahami shënoi për herë të fundit pothuajse dy muaj më parë kundër Empolit më 12 shtator dhe në një përballje të fundit kundër Veronës, ai humbi një gol të hapur pasi dribloi portierin, Lorenzo Montipo.

Roma është në vendin e gjashtë në tabelën e Serie A-s me 25 pikë nga 13 ndeshje. /Zeri.info