FSK-ja në misione të përbashkëta me ushtrinë britanike, Qeveria miraton marrëveshjen

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot marrëveshjen e propozuar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ku FSK-ja është ftuar nga Britania e Madhe që të hyjë në marrëveshje të përbashkët, e cila parasheh zbarkimin e trupave të FSK-së me ato të Mbretërisë së Bashkuar.

Mehaj e ka cilësuar këtë marrëveshje si mjaft të rëndësishme për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Zeri.info.

“Kjo nismë është shumë domethënëse dhe e rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Mehaj në mbledhjen e Qeverisë, ku edhe është miratuar kjo nismë. /Zëri