Kosova kërkon sot fitore ndaj Ukrainës, hyrja për tifozët falas

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall tash e tri ditë po përgatitet për ndeshjen e tretë në kuadër të fazës “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024 kundër Ukrainës.

Kjo ndeshje zhvillohet sot në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, teksa hyrja për tifozët është falas.

Pas dy seancave stërvitore në palestrën e Obiliqit, “Dardanët” e futsallit të hënën kanë vazhduar me punën në palestrën, ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Atmosfera në ekipin përfaqësues para kësaj përballjeje është mjaft pozitive dhe të gjithë shpresojnë se me mbështetjen e tifozëve do të arrijnë ta shijojnë fitoren e pare, e cila do t’i mbante gjallë shpresat për kualifikim tutje.