Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” [foto]

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:55, saktësisht në rrugën Suharekë-Prizren, raporton Zeri.info.

Organizata vullnetare “Zjarrfikësit dhe Shpëtimit” kanë publikuar pamje nga rasti, ndërsa ka thënë se zjarri është lokalizuar pa dëme të mëdha materiale.

Pamjet mund t’i shihni më poshtë. /Zëri