Aksioni në disa “Call Center” në Prishtinë, në mesin e të arrestuarve edhe një shtetas izraelit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e të martës në disa “Call-Center” në Prishtinë.

Sipas Policisë janë arrestuar 14 persona në këtë qendër, ndërsa në mesin e tyre është edhe një shtetas izraelit.

Gjatë këtij aksioni policor, bëhet e ditur se janë arrestuar shtatë burra kosovarë dhe gjashtë gra kosovare.

Ata dyshohen se kanë arritur të mashtrojnë persona në vende të ndryshme.

“Prishtinë (NN) 08.11.2022 – 14:00. Në një qendre të thirrjeve janë arrestuar një mashkull shtetas Izraelit, shtatë meshkuj kosovar dhe gjashtë femra kosovare, nën dyshimin e bazuar se përmes komunikimeve telefonike kanë arrit të mashtrojnë persona të ndryshëm në vende të ndryshme. Si prova material janë sekuestruar dy vetura, 167 kompjuter, 3 laptopë, 21 telefona mobil, 2 DVR, 2 HDD, 2 USB dhe dokumentacion të ndryshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në një njoftim të Policisë.