I mituri në Podujevë vjedh pije dhe cigare në një pikë derivatesh

Një vjedhje ka ndodhur të martën në “Lagjen e Kuvajtit” në Podujevë.

Sipas Policisë, për këtë rast është arrestuar një mashkull i mitur, i cili më pas është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, nën dyshimin se në pikën e derivateve ka depërtuar me forcë dhe nga aty ka vjedhur pije dhe cigare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Zëri