EULEX-i sjell përforcime për sigurinë në Kosovë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, është përforcuar me trupa shtesë.

Kjo, sipas Borrellit, po bëhet për të siguruar stabilitetin në vend, ku zbarkuan xhandarët karabinierë.

“EULEX-i do të vazhdojë të mbështesë një mjedis të qetë dhe të sigurt”, ka shkruar Borrell, transmeton klankosova.

Kjo nuk është hera e parë që EULEX-i sjell përforcime në Kosovë, pasi një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në mars të këtij viti.