Milani ndalet nga Cremonese

Skuadra e Milan ka lëshuar pikë në xhiron e 14-të në Serie A.

‘Rossoneri’ kanë luajtur baras pa gola në ndeshjen kundër Cremonese, duke dalë me vetëm një pikë nga ky udhëtim.

Milan zhbllokoi sfidën në minutën e 56’, me anë  të Divock Origi, por festa e tyre u ndal nga ndërhyrja e VAR.

Milani tentoi deri në fund, por s’e theu dot mbrojtjen e Cremonese, duke bërë që ndeshja të mbyllet 0:0.

Me këtë barazim, Milan humb ritmin e Napoli dhe mbetet me 30 pikë, tetë më pak sesa liderët.

Cremonese merr pikën e shtatë dhe qëndron në pozitën e 18.