Mbyllet pjesa e parë: Barcelona në disavantazh ndaj Osasunas

Ka përfunduar pjesa e pare e ndeshjes Osasuna – Barcelona në xhiron e 14-të në La Liga.

Barcelona ka shkuar në pushim me disavantazh pas 45 minutash në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Estadio El Sadar”, shkruan Zeri.info.

Golin arriti ta shënojë Garcia në minuten e shtatë.

Barcelona është me një lojtar më pak, pasi Robert Lewandowski mori dy kartona të verdhë, fillimisht në minuten e 11-të e më pas edhe në minuten e 31-të për t'u larguar. /Zeri.info