Stacioni policor që ndodhej në “Kodër të Trimave” zhvendoset në “Arbëri”

Stacioni policor “Veriu”, që ndodhej në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, që nga sot është zhvendosur në objekt të ri në lagjen Arbëria.

Andaj, duke u bazuar me lokacionin e objektit dhe ri-definimin e zonave, kjo lagje do të kalojë nën administrim të stacionit policor “Veriu”, transmeton klan kosova.

Për të qenë më afër qytetarëve si dhe orientimin e saktë të tyre, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka vendosur që në objektin e vjetër, për një kohë të shkurtër të mbajë një numër të caktuar i zyrtarëve policorë.