I mituri në Mitrovicë goditet nga vetura, dërgohet në spital
Një i mitur është goditur nga një veturë në Mitrovicë, ku për pasojë ka marrë edhe lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:00 minuta, në rrugën ” Fadil Deliqi” në Mitrovicë, në mes të një makine dhe një këmbësori.
“Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori i moshës së mitur. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës, pasi ka përfunduar nën rrotat e pirunarit”, tha Zahiti. /Zëri