Sekuestrohen dy armë në një shtëpi në Malishevë

Policia ka sekuestruar dy armë në një shtëpi në fshatin Terpezë të Malishevës.

Policia ka njoftuar se në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit B. K., shtetas i Republikës së Kosovës, në fshatin Terpezë - Malishevë.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë me gaz me 10 copë fishekë dhe 162 gëzhoja të së njëjtës armë, si dhe një pushkë gjuetie”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Zëri