Kurti takohet me kryetarin e BSPK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Përmes një njoftimi nga Qeveria, thuhet se takimi është në kuadër të komunikimit të rregullt.

“Në kuadër të komunikimit të rregullt, kryeministri Kurti dhe z. Hykolli në këtë takim diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet Qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Zëri