Asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 32 testime, asnjë qytetar nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, raporton Zeri.info.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 11 persona, kurse janë vaksinuar 24 persona.

Numri i rasteve aktive është 17. /Zëri