Reagon Edita Tahiri: Nëse jo me amerikanët, atëherë me kë koordinohet Kurti?!

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet Kosovë - Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Alibin Kurti me liderët opozitarë.

Në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ajo ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me moskoordinimin e kryeministrit me SHBA-në për situatën në veri.

“Një gjë duket absurde, Kurti thotë në media se koordinohet me aleatët, mirëpo pyetja është nëse nuk koordinohet me amerikanët, atëherë me kë koordinohet Kurti?”, shkroi ndër të tjera Tahiri.

Reagimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Takimi mes Kryeministrit dhe opozites nuk rezultoi ne unitet por ne ndarje rreth rendesise se koordinimit me SHBA-te. Opozita u shpreh se jane pro per SHBA-te ndersa Kryeministri Kurti vazhdoi te jet kunder koordinimit me SHBA-te. Nje gje duket absurde, Kurti thote ne media se koordinohet me aleatet, mirepo pyetja eshte nese nuk koordinohet me amerikanet atehere me ke koordinohet Kurti?