Miratohet Projektligji për mbështetjen e punëve publike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot për Projektligjin për mbështetjen e punëve publike.

Pro këtij ligji votuan 65 deputetë, raporton Zeri.info.

Ky ligj parasheh t’i ndihmojë kompanitë që kanë marrë detyra publike, të cilat për shkak të inflacionit ose rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore janë duke hasur në vështirësi për kryerjen e punëve.

Disa nga materialet, të cilat do të kompensohen me këtë ligj, janë: bitomeni, çimentoja, hekuri, plastika, zhavorri, alumini e të tjera. /Zëri