Gjobë të rëndë 29-vjeçarit ferizajas, që voziti 150 km/h në zonën e 40 km/h

Policia në Ferizaj mbrëmë ka ndaluar një shofer, i cili tejkaloi shpejtësinë nga 40km/h në 150km/h në rrugën “Adem Jashari”, në Shtime.

“Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet E.A., 29-vjeçar, shqiptoi gjobë, sipas Ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse -heqje e patentës së shoferit”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj bën apel për shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes, sepse veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. /Zëri