Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Viti

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Ramjan të Vitisë.

Policia ka njoftuar se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 14:50 janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe pesë pasagjerë, transmeton Zeri.info.

Në raportin e Policisë thuhet se të lënduarit pas pranimit të tretmanit janë liruar. /Zëri