Krasniqi pas takimit me Kurtin: S’jam i sigurt se Qeveria e di në çfarë rruge po shkon

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se nuk është i sigurt nëse Kurti dhe Qeveria e dinë se në çfarë rruge po shkojnë për të ruajtur integritetin e Kosovës.

“S’kemi përgjigje, këto kanë qenë disa nga negociatat për gatishmërinë për të diskutuar dhe mundësinë për t’u ndihmuar. Sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe Qeveria e dinë se në çfarë rruge po shkojnë për të ruajtur integritetin e Kosovës”, tha Krasniqi.

Ai shoti se në takim shkuan për të dëgjuar kryeministrin dhe për të diskutuar gjerë e gjatë si do ta dalin suksesshëm nga kjo rrugë. /Zëri