Pronari raporton në Polici se dikush ia vrau qenin në Novobërdë

Një person nga fshati Strazhë i Novobërdës ka raportuar në Polici se kishte dëgjuar të shtëna armësh.

Sipas Policisë, një ditë pas të shtënave, ai kishte gjetur qenin e tij të vrarë, transmeton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte dëgjuar dy të shtëna nga arma e zjarrit. Më 07.11.2022 ankuesi ka gjetur qenin e tij të vrarë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri