Një person dyshohet se bëri vetëvrasje në Gjilan, pranë trupit u gjet edhe një armë

Një 60-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje mëngjesin e sotëm në një lagje të Gjilanit.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se sot rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugë është një person i shtrirë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i emergjencës së bashku me mjekun kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e 60-vjeçarit me inicialet A.G.

“Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri, afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje”, ka konfirmuar për “Zërin” Policia në Gjilan.

Tutje, thuhet se hetimet në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. /Zëri