Haradinaj del nga takimi me Kurtin

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka dalë nga takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi i Haradinajt te Kurti ka qenë shumë i shkurtër dhe ai ka dalë vetëm pak minuta pas kishte nisur, raporton Zeri.info.

Kreu i AAK-së nuk ka folur para mediave pasi ka dalë nga takimi.

Takimin janë duke e vazhduar dy liderët e tjerë të opozitës, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. /Zëri