Situata në veri, Kurti: Përpjekje e dobët e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur si “përpjekje të dobët” nga Beogradi veprimet e serbëve në veri të vendit.

Ai edhe më tej theksoi se dialogu nuk ka alternatibvë, raporton Zeri.info.

Kurti ndër të tjera ka thënë se do të punojë bashkërisht me KFOR-in për të garantuar siguri dhe sundim të ligjit në Kosovë.

“Jam dakord që nuk ka alternativë ndaj dialogut. Situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin. Ata do të dështojnë: Unë premtoj të punoj me NATO-n dhe KFOR-in për të garantuar siguri dhe sundim të ligjit, pa diskriminim në tërë Republikën e Kosovës”, shkroi ai në Twitter. /Zëri