Krasniqi e Haradinaj nesër në takim me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti, sot në orët e mbrëmjes, u ka dërguar ftesë partive politike opozitare për një takim.

Pas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi i cili konfirmoi se do të marrë pjesë nesër në takimin me opozitën të ftuar nga kryeministri Albin Kurti, edhe nga AAK e konfirmojnë se kryetari i kësaj partie, Ranush Haradinaj, do të marrë pjesë.

“Kryetari Ramush Haradinaj është ftuar për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes, për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit”, deklaroi Lulëzim Blaka, drejtor për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK.

“Konfirmoj se Haradinaj do të merr pjesë në këtë takim”, tha Blaka për rtk.