Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për zhvillimet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Kurti falënderoi Ristuccian për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it për situatën e krijuar në veri, raporton Zeri.info.

“Në këtë takim u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Zëri