Bajqinovci: Përmes destabilizimit të veriut Serbia po tenton të kamuflojë refuzimin e planit franko-gjerman

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se përmes destabilizimit të veriut po tentojnë ta kamuflojë refuzimin e planit “franko-gjerman”.

Ai ka thënë se refuzimi i Serbisë ndaj sy superfuqive evropiane do të duhej të ishte lajmi kryesor, raporton Zeri.info.

“Serbia po synon që ta kamuflojë refuzimin e planit franko-gjerman duke tentuar t’a destabilizojë Kosovën përmes bandave kriminale dhe për ta bërë palën tonë fajtore.Refuzimi i Serbisë ndaj dy superfuqive evropiane do të duhej të ishte lajmi i kryesor”, shkroi ai.

Kujtojmë se sot në një konferencë për medie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar se Serbia ka refuzuar këtë plan, kurse Kosova ka dhënë vetëm disa vërejtje. /Zëri